Klientët tuaj pyesin kush po kujdeset për shtëpinë.
Agjencitë e udhëtimit, shoqatat dhe dyqanet e mërgatës e dëgjojnë këtë pyetje çdo javë. AFËR është përgjigjja që mund t’ua jepni.
Si funksionon
Merrni një link tuajin
Bashkë me dy fjali të gatshme dhe foto për newsletter, konfirmim rezervimi ose vitrinë.
E përmendni AFËR-in
Aty ku e shohin klientët tuaj: pas rezervimit, në zyrë, në grup.
Pagesa e muajit të parë ju takon juve
Për çdo familje që kërkon përmes linkut tuaj dhe bëhet kliente: 39 € te kontrolli i shtëpisë, 119 € te vizita te prindërit.
Pa shkronja të vogla
Pa sasi minimale, pa ekskluzivitet. Marrëveshjen e bëjmë me shkrim.
Çka rekomandoni
- Kontrolli i shtëpisë
- Një herë në muaj dikush nga ne kalon nëpër shtëpinë ose banesën tënde, e ajros dhe kontrollon ujin, rrymën dhe kutinë postare. Ti merr foto, një video të shkurtër dhe disa rreshta të sinqertë. 39 € në muaj.
- Vizita te prindërit
- Një herë në javë vjen i njëjti person: për një kafe, blerjet, barnatoren dhe një dorë ndihme në shtëpi. Pastaj merr një mesazh të shkurtër. 119 € në muaj.
- Ku
- Rajoni fillestar: Prishtina, Fushë Kosova dhe Obiliqi. Vendet tjera sipas kërkesës.
Ju intereson? Na shkruani.
Përgjigjemi me shkrim dhe ju dërgojmë linkun, fjalitë dhe fotot.